Lajme

Quni: Mbështetja e vazhdueshme dhe e palëkundur e ShBA-ve, rezultoi në avancimin e Kosovës në AP-NATO

By GAZETA SCANNER 1

May 27, 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovoës, Anton Quni tha se avancimi i Kosovës nga vëzhguese në anëtare të asociuar në NATO, është fal mbështetjes së vazhduar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tutje ai përmendi edhe presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, si themel të miqësisë dhe bashkëpunimit me Amerikën dhe NATO-n.

“Mbështetja e vazhdueshme dhe e palëkundur e ShBA-ve dhe anëtarëve tjerë të NATO-s sot rezultoi në avancimin e Kosovës nga vëzhguese në anëtare të asociuar”, ka shkruar Quni në Facebook.

“Miqësia dhe bashkëpunimi me Amerikën dhe NATO-n ishin dhe mbeten pjesë themeltare të vizionit të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Përkushtimi i Kosovës tash e disa dekada për paqen, stabilitetin dhe parimet demokratike u pasqyrua në mbështetjen e NATO-s ndaj vendit tonë. Kosova dhe qytetarët e saj janë gjithnjë falënderuese ndaj shteteve anëtarë të NATO-s që edhe sot, si gjithnjë, na qëndruan pranë dhe me votën e tyre mundësuan avancimin e statusit tonë”.

“Mbetet edhe shumë punë deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO. LDK-ja do të vazhdojë kontributin e saj, të filluar qysh më 1989, drejt integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike”.