Lajme

Quni: Beteja e Koshares një ndër betejat më epike dhe të përgjakshme

By GAZETA SCANNER 1

April 04, 2024

Ish-luftëtari që mori pjesë në betejën e Koshares dhe njëkohësisht deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni tha se kanë dalur fitimtarë nga kjo betejë bashkë me luftëtarët e tjerë. Ai potencoi se nga data 9 prill deri kur u tërhoqën forcat serbe më 15 qershor, ata përjetuan momente shumë të vështira gjatë përballjes me forcat e ushtrisë serbe, raporton Ekonomia Online.

Por, pavarësisht kësaj, Quni tha se çdo ditë e më shumë ishin më të fortë dhe më të vendosur për liri dhe pavarësi. Betejën e Koshares, Quni e quan si një ndër betejat më epike dhe të përgjakshme.

“Nga data 9 prill deri kur u tërhoqën forcat serbe më 15 qershor, ata përjetuan momente shumë të vështira gjatë përballjes me forcat e ushtrisë serbe. Por, pavarësisht kësaj, Quni tha se çdo ditë e më shumë ishin më të fortë dhe më të vendosur për liri dhe pavarësi. Betejën e Koshares, Quni e quan si një ndër betejat më epike dhe të përgjakshme”, ka thënë ai.