Lajme

Qorrolli: Rruga e re me njerëz të vjetër nuk mund t’i bëjë konkurrencë Kurtit

By GAZETA SCANNER 1

April 06, 2024

Në emisionin EURO n’7 është diskutuar për “Rrugën Ekonomike të LDK” ku Berat Rukiqi nga kjo parti ka folur për prioritet ekonomike të tyre dhe dështimet e qeverisë aktuale.

Ekspertët e ekonomisë kanë shfaqur dyshimet e tyre se rruga e re e LDK-së me njërëz të vjetër nuk mund të jetë konkurencë e denjë për kryeministrin aktul Albin Kurti.

Ai ka thënë se edhe pse LDK njihet se parti më bazën më të madhe të ekonomistëve unë kam dyshimet se me perosonatë që kanë qenë ministra në të kaluarën nuk do të mund të ketë sukese.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është vatër e ekonomistëve, kjo parti ka udhëheqjen më të gjatë të ministrive të ekonomisë që prej pas luftës e këndej poashtu nëse flasim për cilindo sukses ekonomik bagazhi kryesor i ka ra LDK-së, sikur poashtu për çdo ligj e rregullore që kanë të bëjnë me proceset ekonomike në vend. Por sot si ta kem besimin që nëse fiton LDK-ja, ministër prap do ta ketë Avdullah Hotin, ministren Bajrami, z.Abdixhuku sepse këta vec sa janë të konsumuar, kanë qenë në pozita. Fitorja e LVV nuk ka ardh si kënaqmëri e qytetarëve me udhëheqjen politike por ka ardh si pakënaqësi e mos zhvillimi ekonomik dhe problemeve me korrupsionin”, ka deklaruar ekonomisti Adem Qorrolli.

Në anën tjetër kjo është kundërshtuar nga përfaqësuesi i LDK-Së, Berat Rukiqi i cili ka thënë se mosha nuk e përcakton drejtimin që duhet ta merr një qeveri.

“Nuk ka qeveri në botë që saherë të ndryshon administrata t’i ndërroj njerëzit kryesor të partisë, njerzit e suksesshëm të partisë të cilët kanë bërë edhe reforma të rëndësishme ekonomike, të cilët nuk e kanë pasur asnjë aferë korruptive dhe asnjë problem me ligjin, duhet ta vazhdojnë punën e tyre edhe nëse u ndërprehet. Ne nuk e kemi komoditetin që në çdo cikël zgjedhor t’i marrin do njerëz të ri e të vjetrit t’i hedhim në ujë” ka thënë Rukiqi.