Lajme

QKUK-së i shtohen 85 infermierë

By GAZETA SCANNER 1

August 07, 2023

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se nga dita e martë, (8 gusht) në klinikat e QKUK-së do të fillojnë punën 85 infermierë të rinj.

Përmes një njoftimi në Facebook, ShSKUK ka njoftuar se nënshkrimi i kontratave të tyre u bë të hënën (sot) derisa 70 prej tyre janë me kualifikim bachelor dhe 15 me shkollim të mesëm.

“85 infermierë të rinj nga dita e nesërme do të fillojnë punën në klinika të ndryshme të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Punësimi i tyre do të zbusë pjesërisht mungesën e infermierëve në klinikat e QKUK-së.

Nënshkrimi i kontratave u bë gjatë ditës së sotme.

Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, infermierëve i’u dëshiroi punë të mbarë, duke i porositur ata, që në qendër të punës së tyre të kenë kujdesin ndaj pacientëve.

Nga 85 infermierët e pranuar së fundmi, 70 janë më kualifikim bachelor dhe 15 me shkollim të mesëm”, thuhet në njoftim.