Ballina

“Qeverisje e politikë e botoksave”, Tërmkolli: Kush janë këta shula?

By GAZETA SCANNER 1

April 10, 2023

Ish-deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli ka kritikuar klasën politike në vend duke thënë se po e rrezikojnë edhe ekzistencën e shtetësisë së Kosovës.

Tërmkolli në Prime Time në Kanal10 deklaroi se idealet e popullit të Kosovës nuk ishin të tilla, dhe se shteti nuk është abstraksion.

“Problemi është tek qëllimet. Ka një farë kozmetike. Neve po na ikë dheu nën këmbë.”, theksoi ajo.

Ish-deputetja ka përmendur edhe ikjen e të rinjve duke e konsideruar atë si një rrezik për shtetin.

“Po na u rrezikohet edhe gjuha, që është elementi kryesor i identitetit kombëtar. Nuk merret kush me to. Politika jonë është një politikë kozmetike. Merremi me kozmetikë, me botoksa e me gjana tjera, jo veç qeveria por edhe politika. Aq sa e ke qeverinë e ki edhe opozitën. Duhet veprim politik. Kush janë këta shula?”, deklaroi Tërmkolli në Prime Time.

Ajo madje ka pasur kritika edhe për diskutimet e ditëve të fundit mbi luftën e UÇK-së.

“Pjesë e kësaj lufte s’kanë qenë veç ata që kanë pasë armë. Pjesë e kësaj lufte ka qenë krejt populli i Kosovës. Dalin do shula, që se kanë përjetuar luftën, e flasin”, tha tutje Tërmkolli.