Lajme

“Qeveria shqiptare është trajtu gati si ajo e Serbisë, qasje demonizuese”, Dukagjin Gorani për raportet Kosovë – Shqipëri

By GAZETA SCANNER

December 24, 2024

Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë në “Pressing” të T7, të martën, se në katër vitet e fundit Qeveria e Shqipërisë është trajtuar gati në nivel si Qeveria e Serbisë.

Për Goranin, një gjë e tillë jo vetëm që është absurde, por edhe e papranueshme.

Shumë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shprehur shpesh fjalë të rënda ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Por, Gorani thotë se Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë ndonë gjë të atilë që ta marrë një trajtim të këtij niveli nga pushteti i Kosovës.

“Katër vitet e fundit, Qeveria shqiptare është trajtu, gati në nivel identik qysh trajtohet Qeveria e Serbisë. Që në vete është jo vetëm absurde, por është edhe historikisht e pakuptimtë dhe e papranueshme. Nuk besoj që ka kurrfarë arsyje faktuale që me ekzistu këso qasje demonizuese ndaj Qeverisë Shqiptare që aktualisht përfaqësohet nga Edi Rama. Nuk ekziston asnjë veprim që ka mundur më  be shteti shqiptar i cili do të meritonte këtë nivel të sulmeve dhe të një oponence të armiqësune”, ka thënë Gorani.