Botë

Qeveria polake tërheq paditë kundër BE-së

By GAZETA SCANNER 1

February 03, 2024

Polonia nuk do të padisë më Bashkimin Europian në një përpjekje për të bllokuar politikat e tij në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe do të tërheqë paditë e mëparshme kundër BE-së, raportoi Reuters, duke cituar burime të njohura me këtë çështje në Varshavë dhe Bruksel.

Qeveria aktuale polake e kryeministrit të ri Donald Tusk planifikon të tërheqë paditë e ngritura nga qeveria e mëparshme në Varshavë kundër politikave klimatike të BE-së në gjykatën më të lartë të BE-së dhe synon ta bëjë këtë në koordinim me ministritë përkatëse të vendit.

Qeveria e mëparshme e Polonisë ka ngritur disa padi në gjykatën më të lartë të BE-së, duke përfshirë katër raste gjatë vitit të kaluar mbi një ligj të BE-së që ndalon shitjen e makinave të reja që lëshojnë dioksid karboni nga viti 2035, por edhe mbi politikën e BE-së që vendos objektiva për reduktimin e emetimeve të gazit në nivel kombëtar, ndryshimet në tregun evropian të karbonit dhe mbrojtjen e pyjeve.