Lajme

“Qeveria po abuzon me ‘maxhën’ e popullit”

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2023

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se Qeveria Kurti po abuzon me “maxhen” e popullit.

Madje sipas Hazirit, Qeveria pas pëlcitjes së skandalit me rezerva shtetërore po shihet e frikësuar politikisht.

“Tani kemi të bëjmë me frikë politike, deri të kërcitja e skandalit të rezervave shtetërore kemi pasë një arrogancë të papërshkrume, një arrogancë e cila shpeshherë ka qenë vështirë me interpretu, por ne që e përcjellim në baza ditore duke qenë në opozitë e sheh se ata jetojnë me 14 shkurt dhe më tutje.Për shumicën e tyre ende nuk ka ndodhë 15 shkurti, sepse është përgjegjësi e madhe nuk është vetëm privilegj. Deri të pëlcitja e këti skandali, abuzimi me “maxhën” e popullit apo me me rezervat shtetërore që është buka për ditë të vështira, shteti kujdeset për ditë të vështira”, tha ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Tutje Haziri tha se tashmë e kanë të qartë se pse Qeveria aktuale e ka rritë buxhetin e shtetit.

“Këta e kanë rritë buxhetin dhe u pa se pse e kanë rritë, tani nga kjo arrogancë është një lloj frike e cila në disa sektorë është në panikë për shkak të keqpërdorimeve natyrisht , për shkak të alarmeve që janë dhez sepse nuk mund ta mohon askush keqpërdorimin”, shtoi Haziri.