Lajme

Qeveria ndau vetëm 10 euro për kokë banori për Rahovec, Latifi thotë se ai ia merr qeverisë projektet edhe me zor

By GAZETA SCANNER 1

September 29, 2024

Qeveria e Kosovës ia ka ndarë Rahovecit 10 euro për kokë banori.

Për këtë, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, në Euro n’t7, ka thënë se ia merr qeverisë projektet me zor.

“Jam njëri prej njerëzve me përvojë në komunë dhe ua marr me zor [projektet] sepse është ni projekt për një qendër për kulturë, rini dhe art që MKRS e ka mbështet me 2 milionë e gjysmë, ajo kushton 3 milionë por masi ia ka hjek stadiumin ne Rahovec, stadiumin në Krushe, në Ratkoc dhe palestrë e sporteve në Krushë të Madhe”, tha ai.

Latifi u pyet se si i merr me zor projektet.

“Ne i bombardojmë me shkresa, me presion, direkt, institucional, publik, medial por edhe me shkresa zyrtare, ani pse ata nuk përgjigjen”, shtoi ai.