Lajme

Qeveria ndan 150 mijë euro për ndërtimin e shtëpive për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

By GAZETA SCANNER 1

November 27, 2024

Ndahen 150 mijë euro në kuadër të realizimit të projektit për ndërtimin e  shtëpive për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Ferizajt.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e qeverisë tha se kjo është arritur përmes marrëveshjeve me trupat e organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Pa asnjë abstenim ky vendim u miratua nga qeveria.

“Nga Ministria për Komunitete dhe Kthim kemi pranuar kërkesën për ndarjen e vlerës prej 150 mijë euro në kuadër të realizimit të projektit përmes marrëveshjeve me trupat e organizatës së Kombeve të Bashkuara, në këtë rast specifikisht bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të shtëpive për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Ferizajt duke parë të nevojshme sidomos tani që po hyjmë në stinën e dimrit, pra që të zbatohet ky projekt sa më shpejt. Jemi që kjo ndarje të miratohet, pra edhe ju ftoj për votim”, tha Murati