Lajme

Qeveria miraton Projekt-rregulloren për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedurave për Mbulimin e Shpenzimeve për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar

By GAZETA SCANNER

May 08, 2024

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-rregulloren për Përcaktimin e Rregullave dhe Procedurave për Mbulimin e Shpenzimeve për Shërbimet Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar në një Komunë tjetër.

Detaje rreth këtij Projekt-rregullore, ka dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e Qeverisë.

“Kjo projekt rregullore përcakton veprimet që duhet të ndërmerren nga niveli qendror po ashtu edhe niveli lokal më qëllim të sigurimit të gjitha shërbimeve Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar, përfshirë edhe shpenzimet që duhet të mbulohen nga buxheti i të dyja komunave të cilat kanë marrëveshje bashkëpunimi. Në bazë të kësaj rregullore secila komunë ofron shërbimet Edukative, Shëndetësore apo Rehabilituese për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar në përputhje me nevojat e fëmijës”, ka thënë ajo