Ballina

Qeveria merr vendim, rriten pensionet për 20 për qind

By GAZETA SCANNER 1

October 07, 2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media ka bërë të ditur se që nga ky muaj do të rriten pensionet për 20 për qind.

“Tani që situata me inflacionin është zbutur dhe ekonomia e vendit po i rikthehet ritmit të rritjes. Kam një  lajme të mirë për pensionistët, nga 1 tetori do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet, pensioni bazik i moshës; Pensioni kontributiv, i plotë dhe parcial; Pensionet për aftësi të kufizuara, për të verbër, për paraplegjikë dhe tetraplegjikë; Pensioni familjar, invalidor i punës, i parakohshëm i Trepçës. Nga muaji janar 2025 do të rriten 20 për qind pensionet për kategoritë e luftës”, ka thënë ai.