Lajme

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këtë vendim

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2023

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka:

– Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 02/58 të datës 2 shkurt 2022, për emërimin e bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” si në vijim:

1.1. Arton Ahmeti, Kryesues; 1.3. Skender Haziri, anëtar.

Pikat e tjera të Vendimit Nr.02/58 mbesin të pandryshuara.

– Miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115  Prizren Prevallë.

–   Miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të​ cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115  Doganaj-Shtërpcë’’ Zonat Kadastrale: Viqë dhe Drekoc,  Komuna Shtërpcë