Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e saj të rregullt qeveritare.
Në rend të ditës të kësaj mbledhjeje ishte edhe çështja e ndalimti të Tik Tok-ut në ambientet e punës në institucionet shtetërore.
Këtë nismë e kishte hedhur si ide Ministria e Punëve të Brendshme. Pas leximit të arsyetimit, Qeveria Kurti me krejt votat pro, e votoi këtë nismë, duke ndaluar qasjen në Tik Tok në ambientet e punës në institucionet e shtetit.