Lajme

Qeveria e re, Osmani: Nuk ka legjitimitet, shkelin Marrëveshjen e Ohrit

By GAZETA SCANNER 1

June 12, 2024

Përderisa VMRO-DPMNE-ja, VLEN-i po i kryejnë përgatitjet përfundimtare për formimin e Qeverisë, BDI-ja vazhdon të insistojë se me këtë koalicion është shkelur legjitimiteti që buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit.

Sipas Bujar Osmanit, zemra e marrëveshjes është respektimi i legjitimitetit, pra respektimi i vullnetit të komuniteteve.

“Legjitimiteti është çështje më e rëndësishme. Legjitimiteti është zemra e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, legjitimiteti është baza e marrëveshjes së vitit 2001 për jo majorizizmin dhe çdo shkelje e legjitimitetit të bashkësisë së dytë më të madhe etnike, në thelb është shkelje e marrëveshjes kornizë. Zemra e marrëveshjes është respektimi i legjitimitetit, pra respektimi i vullnetit të komuniteteve. Sepse majorizim kishim para vitit 2001 dhe kjo çoi deri te marrëveshja ku bashkësitë etnike u pajtuan se në shtet multietnik patjetër të respektohen bashkësitë dhe vullneti i tyre.”, deklaroi Bujar Osmani nga BDI.

“Mekanizmat e MO-së nuk vlejnë për komunitetin shumicë, sepse shumica i ka numrat që vet të lëvizin një situatë të caktuar, ato mekanizma janë sjellë për komunitetet joshumicë që të mos majorizohen. Prandaj është gabim logjika se nuk është respektuar kjo në vitin 2017”, theksoi Bujar Osmani nga BDI.