Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13-të dhe udhëheqësi për qeverinë e 20-të që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve kanë portofol, raporton Alsar-mk, transmeton Klankosova.tv.
Në qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe vetëm tre gra. Mosha mesatare e anëtarëve të qeverisë është 47 vjeç. Më i madhi është 66 vjeç dhe më i riu 33 vjeç.
15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.
Shumica parlamentare që pritet të mbështesë qeverinë e re në dhomën legjislative numëron 78 deputetë – 58 nga koalicioni VMRO-DPMNE, 14 nga VLEN dhe gjashtë nga ZNAM