Qeveria e ka miratuar Projektligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, me të gjitha votat për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky Projektligj ka për synim konsolidimin dhe fuqizimin e sektorit të sigurisë.
Ai ka shtuar se përmes tij do të rregullohet mënyra e bashkëpunimit të strukturave të sigurisë, duke ngritur nivelin e përgatitjes për t’iu përgjigjur kërcënimeve, rreziqeve dhe sfidave ndaj sigurisë së vendit.