Ballina

Qeveria e Kosovës u ndan para dy komunave, që kanë mungesë mjetesh buxhetore

By GAZETA SCANNER 1

November 01, 2024

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve paga dhe shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024.

Ky vendim vjen pak javë pasi punonjësve të Komunës së Vitisë nuk u ishin ekzektuar pagat të gjithë unonjësve publikë në Viti.

Kjo pasi që Ministria e Financave kishte thënë se komuna në fjalë nuk kishte korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator.