Shkruan: Hisen Berisha
Situata në veri është jashtëzakonisht e kjartë! Atje ka pushuar fryma e kushtetutës së Republikës së Kosovës. Patrullimi nga policia EULEX-it atje, e ka kthyer1244-shin. Spektri politik me theks liderët e opozitës dhe populli shqiptar i Kosovës, duhen alarmuar për kthimin e kushtetutshmërisë në tërësinë territoriale, siç e kemi në flamurin shtetërorë. Detyra e parë e opozitës, është ndalja e qeverisë dhe e tradhtisë përmes të ashtuquajturit, Plani në dy pjesë “zgjedh ose lëre” se me marr s’ka çka!?
Pra, t’ia kthejmë Kosovës territorin siç e ka Hartën në Flamur ose ta ndërrojmë flamurin, e ta qesim “Hartën e re”, pa ato pjesë që nuk po i administrojmë, pra që kanë mbetur jashtë institucioneve shtetërore, duke humbur kontrollin institucional në mbi 17% të territorit në veri të vendit, me trend zgjerimi. Kjo qeveri në fakt e solli “republikën e tretë”, që në fakt është falimentimi i Republikës se Kosovës – shtet i pavarur e sovran në të gjitha aspektet.
Përgjigja më e adekuate për planin shumëopsional që po trazon opinionin pa ksluar filtrin, Kuvendi i Republikës së Kosovës, siç ky i zhumshmi franko-gjerman, dhe konsekuencat që sjellë, është se, inteligjenti i zgjidhë problemet, i mençuri i shmangë, kurse budallai i krijon. Prandaj duhet të ketë një arsye, përse Bota është e mbushur me probleme.. Ky plan dy pjesësh i tipit “zgjedh ose lëre” se merr nuk ka çka, krijon probleme të reja përgjatë dhjetë viteve që vijnë. Qeveria e Kosovës nuk e ka mandatin për kuislingitet. Kushdo që pretendon se përfaqëson Kosovën në bisedime, duhet të paraqitët në Kuvendin e Kosovës para shkuarje dhe pas kthimit. Çdo tentim për veprim ndryshe është tradhti shtetërore dhe veprim jo kushtetues.