Lajme

Qeveria e Kosovës ndan 31 mijë e 500 euro për Luginën

By GAZETA SCANNER 1

March 26, 2024

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike mbrëmjen e së martës.

Sipas komunikatës për medie të Qeverisë, në këtë mbledhje janë ndarë mbi 31 mijë e 500 euro për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Po ashtu në këtë mbledhje të ekzekutivit është anuluar vendimi i datës 24 janar 2024.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar:

Vendimin për anulimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 14/186 të datës 24 janar 2024.

Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në vlerë prej 31,530.00 € (tridhjetenjë mijë e pesëqindetridhjetë euro) me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve avokuese për çështjen e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para institucioneve të Bashkimit Evropian, dhe kompensimit të mjeteve të zvogëluara nga Qeveria e Serbisë përmes ndarjes buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar”, thuhet në komunikatë.