Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se ka përgatitje për zgjedhje parlamentare.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, këtë e vërtetojnë më së miri videot e publikuara nga partia në pushtet dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Po vërehet se nuk është vetëm presioni i jashtëm për zbatimin e marrëveshjes franko-gjermane, por edhe ai i brendshëm sepse qyterarët e vërejnë më së mirë atë çfarë bën e çfarë nuk bën Qeveria”, shton ai.
Sipas Arifit, Vetëvendosje tashmë e ka kuptuar që nëse qëndron në pushtet ende, do të dobësohet.
“VV’ja e ka kuptuar se aq më shumë që do të rrinë në pushtet, aq më shumë do të dobësohet”, tha Arifi për GazetaBlic.
Ndërsa sipas njohësit së politikës, Fidan Ukaj thotë VV’ja gjithmonë ka provuar ta mbajë elektoratin me video të tilla.
Ukaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se, partia në pushtet e ka shtuar këtë dinamikë, pasi jemi tash në vit zgjedhor.
Këtë Ukaj e quan manipulim tek opinioni publik për mos punën e tyre.
“Mendoj se VV’ja vazhdimisht ka provuar që ta mbajë elektoratin e saj të ndezur me këso video e me vendime populiste. Tani kur mund të themi se jemi në vit zgjedhor, VV’ja veç sa e ka shtuar këtë dinamikë të propagandës politike duke u ekspozuar deri tek fondet e BE-së”, tha Ukaj.
“Mendoj se është manipulim i opinionit publik për mos punën apo dështimin e kësaj qeverie në punën e saj”, tha Ukaj për GazetaBlic.