Rozë

Qeth flokët dhe bëhet bjonde! Morena Taraku nuk gjen rehat me pamjen e dikurshme

Këngëtarja Morena Taraku njihet si një ndër personazhet shqiptare që eksperimenton shumë me pamjen e saj të jashtme. Shpesh here e shikojmë me flokë të ndryshme, një herë të shkurta, të gjata, kaçurrele, mirëpo ndryshimi i saj i fundit na la pa fjalë.

Morena ka qethur flokët gati në 0 dhe është transformuar në bjonde. Ky ndryshim është bërë i ditur nga vetë parukieri turk që ka postuar fotot në instastory.Morena Taraku

Këngëtarja duket si një tjetër person dhe mezi arrijmë ta njohim, mirëpo duhet thënë se çdo stil asaj i qëndron shumë për shtat.

Ky stil flokësh me siguri do e ndihmojë Morenën të jetë rehat dhe ta përballojë sa më mirë vapën e verës.