Sara Gjordeni dhe Bardhi janë sqaruar pas spektaklit për hyrjen e Endrik Bebës, ish-it të Sarës, si banor në “Big Brother VIP 3”. Çifti kanë rënë dakord që të mos bien pre e provokimeve në shtëpi dhe se do të shmangin çdo situatë që mund të sjellë probleme mes tyre.
Opinionistja e “Përputhen”, Neda Balluku, ka përgëzuar Bardhin për sjelljen që ka bërë kundrejt Sarës mbi hyrjen e ish të dashurit të saj:
“Tani e kuptoj respektin dhe dashamirësinë në masë që gëzon ky djalë. Çdo fjalë që ka nxjerrë nga goja ka patur vlerë e peshë. Qetësi, elegancë dhe burrni. Se kjo e fundit del në pah me mënyrën si trajton dy sytë që ke përballë”, ka shkruar Neda në një postim në “Instastory”.