Lajme

Qeshja e madhe e Kurtit dhe Kusarit për ditëlindje, Berisha tallet: Qeshën aq shumë sa u dukën si të çmendur

By GAZETA SCANNER 1

October 16, 2024

Opinionistja Kimete Berisha ka komentuar ditëlindjen e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe deputetët e tjerë të VV-së.

Ajo ka bërë me dije se fotografitë e ditëlindjes tregonin se Kurti dhe Kusari-Lila ishin shumë të gëzuar.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se gëzimi i tyre tregonte se nuk duan të dëgjojnë për aferat e fundit të deputetes se VV-së.

“Pasi foli për prostatën e gjeneralit, Kurti i dhuroi lule Mimozës. Për gladiatorët, lule gladiola i dhuroi, që nuk janë për ditëlindje, janë për raste më ‘të rënda’, por ku merr vesh shqiptari në lule, përveç që di t’i nxjerr me rrënjë. Ata të dy qeshën aq shumë nga gëzimi sa që u dukën të çmendur. Që të japin mesazhin se ‘nuk u ha p.lla’. Por, edhe pa qeshur, ne e dimë se nuk….”, ka shkruar ai.

Sipas saj, kryeministri Kurti çdo ditë e me tepër po çoroditet.

“Secilën ditë e më shumë Albin Kurti çoroditet. Ama s’e kuptoj pse kjo teposhëze kaq e shpejt. Sa më i pasigurt aq më arrogant. Elegancë, në asnjë rast. Mençuri, edhe më hiç. Po fundosët nga të vetët, që si me pahiri po ia zbulojnë skandalet e frikshme! Nuk është për të qeshur me sekretet e Mimoza Kusarit me terroristë serbë kundër luftës së UÇK-së”, ka shkruar ajo.