Teknologji

Qentë robotë që do të përmirësojnë jetën e personave me probleme të shikimit

By GAZETA SCANNER 1

July 03, 2024

Një qen robot kinez me gjashtë këmbë mund të ndihmojë njerëzit me shikim të dëmtuar të jetojnë më të pavarur. Qeni robot, i cili aktualisht është duke u testuar në terren, përdor kamera dhe sensorë për të lëvizur, madje edhe për të njohur semaforin.

Ekipi nga Shangai ka punuar që roboti të të planifikojë rrugën, të arrijë të njohë zërin, por edhe të komunikojë me përdorusin e tij me shikim të dëmtuar.

Përafërsisht me madhësinë e një bulldogu anglez, roboti ka gjashtë këmbë, të cilat studiuesit thanë se e ndihmojnë atë të ecë pa probleme dhe me stabilitet maksimal. “Ky qen udhërrëfyes mund të zgjidhë disa nga problemet e mia. Për shembull, nëse dua të shkoj në punë, në spital ose në supermarket nuk mund të dal vetëm dhe duhet të shoqërohem nga familja ime ose vullnetarët. Por me qenin robot nuk do të kem më nevojë”, thotë Li Fei, një person me shikim të dëmtuar, që po ndihmon ekipin e Universitetit Jiao Tong të testojë robotin.

Qentë udhërrëfyes robotikë janë në zhvillim e sipër edhe në vend si Australia dhe Britania, por Kina po ecën me hapa shumë të shpejtë.