Qendra sportive e legjendës së tenisit, Rafa Nadal do të hapi dyert në Durrës për fëmijët që e duan këtë sport, nga Shqipëria si dhe nga rajoni.
Kështu ka bërë të ditur mëngjesin e së enjtes, kryeministri shqiptar, Edi Rama.
“Mirëmëngjesi, dhe me lajmin e mirë se Qendra Sportive e legjendës së tenisit RAFA NADAL do të hapë dyert në Durrës për fëmijët dhe të pasionuarit e këtij sporti nga Shqipëria e rajoni, krah për krah me Akademinë e Futbollit të Manchester City-t, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.