Lajme

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave në Drenas përkrah “Marshin për Drejtësi”

By GAZETA SCANNER 1

March 22, 2023

Qendra për Mbrojtjen të Grave në Drenas I ka shënë mbështetje “Marshit për Drejtësi”, nga platforma “Liria ka emër”.

Njoftimi i plotë:

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave në Drenas përkrah “Marshin për Drejtësi” që do të mbahet më 2 Prill

Me rastin e paralajmërimit të organizimit të “Marshit për Drejtësi”, nga platforma “Liria ka emër”, ne, gratë e Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave në Drenas, i japim përkrahje të plotë.

Njëherësh, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave në Drenas fton pa dallim të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit dhe më gjerë, t’i bashkohen “Marshit për Drejtësi”, për të shprehur solidaritet me udhëheqësit e luftës dhe paqes që ndodhen në Hagë.

“Marshi për Drejtësi”, mbahet në Prishtinë, më 2 prill, te Sheshi “Zahir Pajaziti”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2269803653222374&id=187559298113497&mibextid=Nif5oz