Lajme

Qalaj: Ura e Ibrit duhet të hapet “por jo duke krijuar tensione”

By GAZETA SCANNER 1

September 16, 2024

Hapja e Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve e ka përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës “por pa u krijuar tensione”, ka thënë deputeti i kësaj partie Rashi Qalaj, në një intervistë në “Dukagjini”.

Çështja e urës është duke u tejzmadhuar, në urë kaqarkullim të qytetarëve, mungon vetëm qarkullimi me vetura, nuk ka pasur nevojë të bëhen ato propaganda që kemi parë, janë cështje populiste, ura duhet hapur por sa i përket cështjes së trafikut është më shumë është simbolikë se sa nevojë, duhet të jemi të kujdesshëm që ura të hapet por të mos krijojmë probleme me partnerët tanë”, tha Qalaj.

“Fakti që LVV është në pushtet dhe kryeministri Kurti është kryeministër i Kosovës, dhe jo vetëm që veriu është pjesë e dialogut në Bruksel, por janë edhe pjesë që nuk kanë qenë më herët, mendoj që situata është më keq, në raport me partnerët tanë, meqenëse edhe procesi i dialogut ka degraduar, pore dhe rezultatet e marrëveshjeve që janë arrit në Bruksel dhe Ohër janë të degraduara”.

“Situata në veri është me keq, Kosova ka më pak sovranitet në veri për shkak se shumë detyra që i kanë pas Institucionet e Kosovës tash i ushtron KFOR-i, ai ka marrë edhe detyra shtesë në veri të vendit, dhe mendoj që nuk është fare mirë ku aty cdo detyrë duhet kryerë nga policia e Kosovës. Grupe kriminale ka pasur gjithmonë dhe ka, vetëm presin sinjalin e shtetit serb meqenëse ata janë të gatshëm gjithmonë të krijojnë problem, me rëndësi është që Institucionet e Kosovës të jenë prezent”, tha Qalaj.