Lajme

Qalaj: Serbia është satelit i Rusisë – lufta nuk duhet konsideruar si lodër

By GAZETA SCANNER 1

May 08, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se pret reagimin zyrtar të institucioneve të Kosovës për raportimet për sulmin hibrid të Rusisë ndaj faqeve zyrtare të institucioneve të Kosovës, ndonëse kjo u konfirmua nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni.

Qalaj, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se nuk dyshon se pati sulm hibrid, porse sipas tij, më mirë është të dalin institucionet e sigurisë me njoftim.

Qalaj, ka thënë se “Serbia është satelit i Rusisë”.

Kur ka folur për deklaratat për “përgatitje për luftë”, Qalaj ka thënë se në njërën anë është qesharake, në tjetrën anë për të qarë.

“Kur numri 2 i Qeverisë jep këso deklarata në Kosovë.. Ne kemi përjetuar krime të ndryshme nga Serbia. Ai (Bislimi) është edhe pjesë e dialogut me Serbinë. Po ashtu nuk duhet konsideruar luftën si një lodër. Zv.km Bislimi, ka qenë i moshës madhore kur ka qenë lufta. Nuk kisha dashur kurrë që lufta të përsëritej në Kosovë”, u shpreh Qalaj.

Qalaj, tha se “Qeveria e Kosovës duke i hedhur sy qytetarëve të Kosovës po flet për situata të ndryshme e konflikte, si për veri”.