Lajme

Qalaj: Fare lehtë mund të ndodhin incidente të reja në veri

By GAZETA SCANNER 1

December 12, 2024

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka bërë me dije se në veri të vendit mund të ketë prapë incidente të reja.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës ka vlerësuar se shpërthimet e fundit kanë treguar se sa e brishtë është situata atje.

“Nëse i shihni shpërthimet ditëve të fundit në Stacionin Policor dhe ajo në Ibër Lepenc dhe fare lehtë mund të ndodhin incidente të reja, të cilat do të bënin një destabilzim të situatës”, ka thënë Qalaj për FrontOnline.

Sipas tij, situata në atë pjesë të vendit mbetet e tensionuar.

“Është e vërtetë se në gjitha intervistat që kam dhënë, kam thënë se situata në Veri të vendit në sipërfaqe duket e qetë, por nëse e shohim pak më thellë, ajo është shumë e tensionuar”, ka thënë Qalaj.