Lajme

Qalaj: Arrestimi i të dyshuarve për spiunazh nuk duhet të bëhej me aq bujë

By GAZETA SCANNER 1

June 11, 2024

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë arrestimi i dy personave të dyshuar për spiunazh është dashur të bëhet në mënyrë më diskrete.

Qalaj i cili tash është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ata nuk janë arrestuar dhe beson se për këtë kanë fakte institucionet përkatësisht AKI dhe se rasti duhet të trajtohet me seriozitet.

Ka edhe shqiptarë të tjerë që dyshohet se punojnë për shërbime të huaja, sidomos ato armike.

“Operacioni është dashur të bëhet më diskret, mos të bëhet bujë e madhe mirëpo të punohet edhe me raste të tjera në mënyrë që të mos pengohet hetimi për raste tjera apo të pamundësohet hetimet për raste tjera. Por është një punë e mirë dhe tash duhet të dëshmohet me prova në gjykatë”, ka thënë Qalaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Por, ai ka thënë se duhet diskutuar koha kur ka ndodhur arrestimi i tyre.

Qalaj ka shtruar pyetje se u bë arrestimi i tyre për një hetim i cili ka filluar që disa vite, në kohën kur u publikua biseda ndërmjet shefes së Grupit Paralamnetar të VV-së dhe Milan Radoiçiqit.

“Ndoshta është pak indikative , çështja e momentit të arrestimit…, sepse u zhvendos e tërë vëmendja nga publikimi i bisedës së Mimoza Kusari –Lilës me Milan Radoiçiq, ndoshta këtu është tema ku duhet të diskutohet a ka qenë momenti i duhur apo është bë me qëllim ky moment, sepse këto hetime kanë filluar prej vitesh”, ka thënë ai.