Lajme

Qaili, “baba” plak i reperëve të rinj (Video)

By GAZETA SCANNER 1

September 02, 2023

Këngëtarë e repistë tashti ka me bollëk, e bile tepricë. Por, në vitet e 80-ta, në Kosovë ata numëroheshin në gishta.

Ndër të parët të këtij lloji ishte një nga rajoni i Ferizajt që në vendet ku këndonte mblidhje qindra njerëz, raporton Klan Kosova.

Tekstet e Qail Kashtanjevës, siç njihej ndryshe plaku, ishin të veçanta edhe për mënyrën se si këndoheshin.

‘Reperi’ i viteve të 80-ta ishte shumë i kërkuar, sidomos në ahengje.

Si mysafir në rajone të ndryshme të vendit, e donin fort edhe për humorin.

Bile, tekstet e burrit që vdiq para 33 vjetëve u trashëguan edhe nga gjenerata të tëra.