Rozë

Pyetet për një ribashkim me Sara Hoxhën, Ledri Vula habit me përgjigjen

By GAZETA SCANNER 1

June 11, 2024

Ledri Vula dhe Sara Hoxha prej disa vitesh komentohen për marrëdhënien e tyre.

Çifti thuhet se është ndarë, ndonëse nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

Blogerja e njohur ka qenë së fundmi e ftuar në një emision, ku është pyetur edhe për këtë raport.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo ka lënë peng çdo gjë, duke treguar se ka edhe mundësi ribashkimi në të ardhmen.

Ndërsa reperi ka dhënë një intervistë për MCN TV, ku edhe është pyetur për një ribashkim – që i referohet me ish-partneren.

Foto: Screenshot/YouTube

“Po, me 100 probleme jam rikthyer”, ka qenë përgjigja e prerë e artistit të njohur.

Theksojmë që Ledri dhe Sara kanë bashkë një vajzë, Poem Blu.