Rozë

Pyetet nëse është ndarë nga bashkëshorti, ish-banorja e Big Brother: Dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime në Instagram

By GAZETA SCANNER 1

August 02, 2024

Françeska Murati është njëra nga ish-banoret e Big Brother VIP Albania që po komentohet akoma.

Ajo është përfolur më së shumti për jetën private, meqë e ruan me fanatizëm dhe larg syrit të publikut.

E pyetur së fundmi nëse është ndarë dhe për diferencën në moshë, modelja nuk ka hezituar të sqarojë të gjithën.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ku e ke burrin? Jeni ndarë? Sa keni diferencë në moshë?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Murati tha: “Jemi të dy 29 vjeç dhe kemi tre muaj diferencë. Ne jemi gjithmonë bashkë kudo. Jemi kaq të lumtur sa nuk kemi nevojë t’i tregojmë botës për konfirmimin, dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime në Instagram e kam reale dhe e kam për vete”.

“Miss Londra” tutje shtoi: “Ato që kanë nevojë me shit një lidhje për me kap klikime le të vazhdojnë, punë për ta. Jam e lumtur në jetën e vërtetë. Copëzat e jetës time i ndaj veç se më kërkoni kaq shumë dhe më bëhet qejfi që jeni kaq të interesuar për ne”.

Theksojmë që bashkë me Ergysin kanë një djalë dhe po planifikojnë për fëmijë të tjerë