Sport

Puyol tregon se kush e vendos “El Clasicon”

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, ka folur para “El Clasicos” se parë të këtij sezoni, transmeton GazetaScanner.

Barcelona dhe Real Madrid do të ballafaqohen sonte në “Camp Nou”, në një sfidë që parashikohet të jetë e zjarrtë.

Puyol duke folur për Mundo Deportivo, mendon se talenti Ansu Fati do të vendos “El Clasicon” e sontme që nis në orën 20:00.

“Sa herë që është aktivizuar ai ka bërë diferencën. Ai ka treguar potencialin e tij. ‘El Clasico’ është gjithmonë një ndeshje speciale. Jam i bindur që Fati do të bëjë mirë, gjithmonë nëse zbret në fushën e blertë”, ka thënë Puyol. Kujtojmë se talenti 17-vjeçar ka debutuar këtë sezon me ekipin e parë dhe ia ka dalë të shënojë 3 gola mes kampionatit dhe Champions League. /GazetaScanner/