Botë

Putin paralajmëron Srebrenicë të dytë

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se banorët e rajoneve të mbajtura nga separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës mund të bëhen cak i forcave qeveritare nëse Kievit i rikthehet kontrolli i plotë mbi kufirin.

Duke folur pas takimit me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenski, Putin evokoi kujtesën e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995 gjatë luftës në Bosnje kur trupat e serbëve të Bosnjës, të mbështetura nga forca të regullta dhe paramilitare nga Serbia, kryen një nga krimet më makabre në kontinentin evropian pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai kërkoi amnisti për banorët e rrebeluar të Donetskit dhe Luhanskit para dorëzimit.

“Ligji për amnisti ende nuk është miratuar. Ndërsa pala ukrainase vazhdon të këmbëngulë t’a kthej kontrollin mbi kufirin. Por unë mund ta imagjinoj se çfarë do të ndodhte më tej. Do të ketë një Srebrenicë përsëri,” tha Putin, duke iu referuar masakrës në të cilën serbët boshnjakë vranë më shumë se 8,000 muslimanë, e cilësuar nga Tribunali i Hagës si gjenocid ndaj muslimanëve.

Analogjia e përdorur nga Putin në fakt nuk përkon me realitetin. Rasti i Ukrainës është përbënë një tendencë të dështuar të rrebelëve pro-rus që lindjen e Ukrainës t’ia bashkangjesin Rusisë, sipas skenarit të Krimesë. Ndërsa ai i Bosnjës përfaqëson një rast tipik të dhunës sistematike të rrebelëve serb të BeH, të mbështetur nga Serbia për t’iu bashkangjitur Serbisë dhe duke kryer gjenocid ndaj popullsisë boshnjake muslimane.  

Në konfliktin në Ukrainën lindore kundër qeverisë së Ukrainës, rebelët e mbështetur nga Moska janë vrarë më shumë se 13,000 njerëz.