Botë

Putin i gatshëm ta zgjas traktatin START New

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ritheksuar se Rusia është e gatshme të pranojë një traktat të ri të armëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj propozimit rus. Gjatë konferencës së tij vjetore për shtypin, Putini u shpreh se se deri në fund të vitit, Rusia është e gatshme ta zgjat marrëveshjen ekzistuese ‘START III’.

“Për të gjitha sugjerimet tona nuk ka pasur as edhe një përgjigje të vetme. Dhe nëse nuk ka një ”START III’, nuk do të ketë absolutisht asgjë në botë që të ndalojë garën e armatimit,” tha ai.

Traktati i kontrollit të armëve ‘START III’ ose ‘START New’ do të kufizojë numrin e mbushjeve bërthamore strategjike që mund të dislokojnë dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë. Ai shihet si e vetmja mundësi për të parandaluar garën e armatimeve midis dy rivalëve të Luftës së Ftohtë.

Traktati mund të zgjatet edhe për pesë vjet të tjerë, përtej datës së përfundimit të tij në shkurt 2021, me marrëveshje të ndërsjellë.