Botë

Putin e pret të hënën Erdoganin

By GAZETA SCANNER 1

September 01, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin do të presë të hënën liderin turk,Rexhep Tajip Erdogan për bisedime në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Vërejtjet e tij erdhën pas javësh spekulimesh se kur dhe ku mund të takohen më pas të dy udhëheqësit. Më parë këtë javë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov priti homologun e tij turk për bisedime në Moskë.

Turqia, së bashku me Kombet e Bashkuara, ndërmjetësuan një marrëveshje në korrik 2022 që lejoi Ukrainën të transportonte grurë dhe produkte të tjera ushqimore nga tre porte të Detit të Zi.

Një memorandum i veçantë midis OKB-së dhe Rusisë, i rënë dakord në të njëjtën kohë, u zotua të kapërcejë pengesat për dërgimin e ushqimit dhe plehrave nga Moska në tregjet botërore./AP/