Albin Kurti, Donika Gërvalla dhe Glauk Konjufca s’e kanë përfillur fare ftesën e presidentes Osmani për diskutimin e datës së zgjedhjeve.
Presidentja ndodhet në takim me të gjithë liderët e partive në vend, por që ftesa e saj është shpërfillur vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje.
Guxo përfaqësohet me Faton Pecin, ndërsa kryetarja tjetër e partisë Donika Gërvalla nuk ka shkuar fare një natë pasi u tall me presidenten me frazën “llafe-llafe”.
Injorimi i partisë në pushtet tregon qartë se raportet midis qeverisë dhe presidencës nuk janë në nivelin e duhur.