Lajme

Pushteti e rrëzon projekt-rezolutën për komunikimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Konjufca ironizon me votën pro

By GAZETA SCANNER 1

October 30, 2024

Në Kuvendin e Kosovës u hodh në votim Projekt-Rezoluta nga debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojiçiq.

Në sallë të Kuvendit u panë vetëm deputetët nga pozita, prandaj ky votim u shoqërua edhe me disa të qeshura dhe komente të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

“E keni parë rezolutën, diskutimet janë shtjerrë e qesim në votim këtë rezolutë”, tha ai, ndërsa gjatë votimit, Konjufca me shaka pyeti: “Kush po bën presion bre”.

Kundër kësaj Projekt-Rezolute votuan 60 deputetë, ndërsa një deputet votoi për.

Për votën e vetme pro, Konjufca sërish pati një koment.

“Jo ka gabu, por për mësysh ma merr mendja”.

“Kështu që konsideroj që rrëzohet kjo rezolutë”.