Gjykata Speciale ka bërë të ditur se ka pushuar hetimet ndaj Driton Lajçit, ish-udhëheqës i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale.
Lajçi po hetohej që nga vitit 2019 për pengim të drejtësisë e zbulim të dokumenteve konfidenciale.
“Më 18 gusht 2023, në bazë të rregullës 47 të Rregullores, ZPS-ja dorëzoi njoftim për pushimin e hetimit kundër Driton Lajçit. Sikurse shihet nga parashtrimet publike në këtë çështje, Driton Lajçi, ish-zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës u bë i dyshuar i ZPS-së në vitin 2019. Çështja e tij lidhej me hetime dhe/ose çështje gjyqësore që kishin të bënin me krime bazë të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, thuhet në një njoftim të Gjykatës Speciale.