Super modelja Gres Hoti po shijon pushime këtë gusht.
Pas disa javëve punë me sete fotografike jo në një por në disa shtete europiane, ajo po i dedikon kohë cilësore vetes.
Gresa është në Greqi, nga atje ku është shfaqur vetë e dyta.
Kjo ka bërë që të supozohet se kush është mashkulli që Gresën po e shoqëron në pushime.
Jo, s’kemi të bëjmë me një të dashur të ri pas ndarjes nga Andi!
Djaloshi në shkrepje është një nga miqtë e ngushtë italian të Gresës.
Kujtojmë se prej ndarjes, Gresa e as Andi nuk kanë folur publikisht për këtë pjesë duke e kaluar zhvillimin në heshtje totale. /Prive.al