Lajme

Punëtori e shet veturën e shefit në Fushë-Kosovë, e ngarkuar me mjete të punës në vlerë rreth 10 mijë euro

By GAZETA SCANNER 1

August 01, 2024

Pronari i një firme private në Fushë-Kosovë e ka njoftuar policinë se punëtori i tij i dyshuari mashkull kosovar, kishte marrë veturën e punës së bashku me mjete pune në vlerë rreth 9500€ dhe e kishte shitur.

Rasti kishte ndodhur 3 javë më parë.

Dje Policia e Kosovës e ka arrestuar punëtorin e guximshëm.

Vetura i është kthyer pronarit, por jo edhe mjetet e punës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.