Lajme

Punëtorëve të shtetit nuk iu del paga, Qeveria nuk jep arsye

By GAZETA SCANNER 1

September 30, 2024

Zyrtarëve publikë ende nuk iu janë dal pagat e muajit shtator. Ministria e Financave nuk ka bërë ekzekutimin e pagave pasi që ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit i ka skaduar mandati.

Zyra për media e Ministrisë së Financave ka konfirmuar për Insajderin se pagat ende nuk janë ekzekutuar por nuk ka dhënë detaje se pse ka ndodhur ky bllokim brenda administratës shtetërore.

Kujtojmë se pagat nuk janë ekzekutuar as për familjet me skema sociale për këtë muaj