Lajme

Punëtoret teknike përsëri nuk lejohen të hyjnë brenda objektit të Kuvendit

By GAZETA SCANNER 1

November 18, 2024

Është java e nëntë që kur punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë.

Ato po kërkojnë rritje të pagave tash e tre muaj.

Por, nuk është hera e parë që Kuvendi nuk i lejon këto punëtore të hyjnë brenda, e kështu ndodhi edhe mëngjesin e sotëm.

Sipas Tv Dukagjinit, ato po presin publikimin e listës zyrtare, për të mësuar se cilat prej tyre do të mbeten në punë dhe cilat jo.

Para tri ditëve ka pasur raportime se me kontratën e re të nënshkruar mes Kuvendit dhe operatorit privat, punëtoret e deritashme të angazhuara në Kuvend do të zëvendësohen me të tjera.

Kjo pak a shumë është konfirmuar nga një njoftim i Kuvendit, ku thuhet se ky institucion është vetëm pranues i shërbimeve nga operatori ekonomik dhe sipas ligjit i njëjti kërkon shërbime, por thotë se “nuk ka të drejtë të ndërhyjë në përzgjedhjen e stafit të operatorit ekonomik”.