Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktivisitit të VV-së, Isa Krasniqi.
Kurti e ka kujtuar atë si besnik e punëtor.
Postimi i plotë:
Isa, ishte dhe do të mbetet një nga aktivistët më të përkushtuar të VETËVENDOSJE!-s gjatë gjithë etapave të saj.
Besnik e punëtor që nga fillet e Lëvizjes, me mirësjelljen dhe modestinë, guximin dhe dashurinë për popullin dhe vendin e tij, ai afronte e bashkonte, organizonte e mobilizonte njerëzit kudo.
Do të na mungojë shumë, gjersa përditë do ta ndeshim kontributin e tij që na e la pas. Isë, prehu në paqe.