Fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’, Luiz Ejlli, nuk ka mundur të ishte i pranishëm në dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt.
Moderatorja e spektaklit të popullarizuar televiziv dhe regjisori vendosën ta zhvillonin ceremoninë në Toskana të Italisë.
Ndërkohë, këngëtari shkodran ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke zhvilluar një turne koncertesh.
Ai ka zgjedhur rrjetet sociale për ta uruar çiftin e ri dhe në mënyrën siç di Luizi.
“I vetmi merak që më ngeli që nuk jam te dasma e Arbanës dhe Eduartit, është ai momenti kur t’i thonë a do ti Arbana ta marrësh Eduartin për burrin tënd dhe fillon…”, shprehet artisti në video duke i referuar pritjes që iu bëhej banorëve të shtëpisë gjatë vendimeve në Big Brother.
Ndërkaq, mbishkrimi i videos është: “Publiku ka vendosur që ju të trashëgoheni”.