Lajme

Publikohet agjenda, mësohet ora se Kurti takon O’Brien

By GAZETA SCANNER 1

October 21, 2024

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë, James O’Brien gjatë ditës së sotme do të vizitojë Kosovën.

Gjatë vizitës së tij ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Mësohet se takimi midis Kurtit dhe O’Brien pritet të zhvillohet rreth orës 15:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Vizita e O’Brien në Kosovë vjen pas vizitës së tij që e bëri në Serbi ku edhe zhvilloi takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq