Teknologji

Publikohen fotot zyrtare të Samsung Galaxy Z Fold 6 dhe Z Flip 6

By GAZETA SCANNER 1

June 08, 2024

Ndërsa po presim debutimin e Galaxy Z Fold 6 dhe Galaxy Z Flip 6, dhe pas disa muajsh spekulime, janë publikuar në imazhet zyrtare të dy smartfonëve duke na dhënë një ide rreth produktit përfundimtar.

Një përdorues në Reddit është ai që i shpërndau dhe thotë se imazhet janë publikuar gabimisht nga Samsung Kazakistan. Imazhet tregojnë Galaxy Z Fold 6 dhe Z Flip 6 me një dizajn katror.

Nga imazhet mund të shohim skajet e smatfonëve të cilët janë të rrafshëta pa asnjë lakim, një gjuhë dizajni që kemi parë Samsung ta adoptojë në fillim të vitit me seritë Galaxy S24 dhe më pas çdo telefon të lançuar gjatë 2024.

Galaxy Z Flip 6 duket shumë i ngjashëm me paraardhësin, edhe pse forma duket gjithashtu më katrore. Butonat e volumit janë më të dukshëm.

Ndryshimi më i madh vizual i këtj të fundit është kamera ku sensorët e pasëm kanë unazë metalike.

Galaxy Z Fold 6 dhe Z Flip 6 pritet të debutojnë më 10 Korrik 2024. Samsung ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht datën. /PCWorld Albanian/