Dashuria romantike është e mbuluar me mister. Çfarë i afron njerëzit së bashku dhe si funksionon procesi i rënies në dashuri?
Sipas Elizabeth Philips, studente në psikologjinë e aplikuar eksperimentale dhe faktorëve njerëzor në Universitetin Florida, psikologët kanë identifikuar dhjetë faktorë të cilët e shpjegojnë se si funksionon kjo.
Ngjashmëria
Ne kemi tendenca ta imagjinojmë se lehtë do t’i pëlqejmë dikujt që i ndan të njëjtat gjëra me ne.
Pëlqimi reciprok
Shumicën e kohës ne kemi qejf dikë që i pëlqejmë, pasi që e shijojmë ndjenjën e të qenit i/e dëshiruar.
Karakteristikat e dëshirueshme
Të gjithë kemi aspekte unike të personalitetit dhe tërheqjes fizike të cilat na duken të rëndësishme.
Pranimi shoqëror
Normat kulturore e kufizojnë kategorinë e njerëzve që mendojmë se është i pranueshëm për neve të biem në dashuri me të.
Nevoja e kompletimit
Qoftë nëse është statusi intim apo shoqëror, njerëzit bien në dashuri pasi ta kenë takuar personin që ua mbushë nevojat dhe i kompleton.
Faktori X
Dikush mund ta ketë atë gjënë e veçantë e cila na eksiton, si këmbë të dëshirueshme apo sens të mirë të humorit.